Dy deputetë heqin dorë nga primaret/ Berisha: Bashkëpunimin me ta e konsideroj të çmuar

Kryetari i PD, Sali Berisha ka shprehur vlerësimin e tij për dy deputetë të Partisë Demokratike, duke theksuar rolin dhe kontributin e tyre të rëndësishëm brenda forcës politike që ai drejton. Ai garantoi se bashkëpunimi me ta, si dhe me këdo tjetër që ndërmerr veprime të ngjashme, mbetet i çmuar dhe i rëndësishëm për të ardhmen e PD.

“Së pari unë shpreh konsideratat e tyre për dy deputetët, rolin e tyre, kontributet e tyre të pamohueshme në PD dhe garantoj se, unë bashkëpunimin me ta sot dhe në të ardhmen e konsideroj të çmuar. Po kështu, edhe për cilindo që merr këtë veprim.

Këta dy deputetë dhe të tjerë kanë pasur dhe kanë besimin e plotë të Sali Berishës, por një gjë, e kam përsëritur dhe dua ta përsëris; edhe në thellësitë e territ të diktaturës, për mua liria ka qenë e drejta për të zgjedhur atë që do individi. Thelbi i lirisë është e drejta e zgjedhjes dhe për fat të mirë e kam shkruar dhe në atë kohë kur filozofia ekzistencialiste konsiderohej një nga më reaksionaret e kohës. Por unë i besoj atij parimi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

A do të marrë pjesë PD në parlamentin e ri? Berisha: Gjithçka do të vendoset nga forumet!

I pyetur nëse Partia Demokratike do të marrë pjesë në parlamentin e ri, kreu i …