Ditën e sotme janë publikuar fotot e kryebashkiakut Erjon Veliaj në sallën e gjyqit ku shihet i shoqëruar nga efektivi i policisë. Veliaj duket që është duke folur në drejtim të gjykatësit, që konfirmoi masën e arrestit me burg.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për veprat penale korrupsion, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.
Sipas SPAK, Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.
Megjithatë ajo që nuk kalon pa u vënë re në postimet e Veliajt në “Facebook”, janë komentet ndaj tij.
Një qytetar i ka kujtuar kryebashkiakut kohën kur ai mbronte SPAK-un dhe Reformën në Drejtësi, më tej komentuesi shton se sot që drejtësia po bën punën e saj pa u varuar nga askush nuk i keni lënë metodë kërcënimi dhe presioni pa i bërë.
Ka nga ata komentues që e kanë ironizuar duke i thënë se nga aty ku je “a i ke larë çorapet”.
Disa prej tyre e kanë quajtur hajdut, të tjerë i kanë kujtuar inceneratorin e Tiranës.
Por duhet theksuar se përveç patronazhistëve, Veliaj ka një staf që merret me pastrimin e komenteve negative në rrjetet sociale. Duket se fshirësit e Veliajt pas arrestimit të shefit të tyre kanë ulur vigjilencën, pasi kanë harruar të heqin komentet negative./CNA