Spahia: Vota e diasporës me 11 Maj është vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë!

Ish-kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë video nga takimi i radhës me qytetarët shqiptarë teksa bën thirrje se këto zgjedhje janë një mundësi historike për t’i dhënë fund krimit e korrupsionit dhe për të rikthyer qeverisjen në shërbim të tyre.

“Vota e diasporës me 11 Maj është vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë!

Këto zgjedhje janë një mundësi historike për ti dhënë fund krimit e korrupsionit dhe për të rikthyer qeverisjen në shërbim të qytetarëve.

Për ne emigrantët nuk janë numra siç i konsideron Edi Rama por kontributorët kryesor në ekonominë e vendit. Me çdo shqipëtar ne kemi një kontratë, na jepni besimin dhe bashkë do ta ndryshojmë dhe zhvillojmë Shqipërinë”, shkruan Spahia.

About Redaksia

Check Also

Skandali me targat/ I komanduari për të drejtuar SHISH, ushtar i Agasit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Noka ka publikuar një mesazh ku i komanduari nga Rama …