Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të jetë nesër në Itali, ku do të zhvillojë në Parma një takim me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
Lajmi konfirmohet nga Partia Demokratike, e cila me një postim në rrjetet sociale bën me dije se takimi do të zhvillohet në orën 15:00, ndërsa ka dhënë detaje edhe në lidhje me lokacionin.
Postimi
Nesër, takimi madhështor me bashkëkombasit tanë në diasporë.
Datë 22 Shkurt
Ora 15:00
PARMA, ITALI
AUDITORIUM PAGANINI PARCO EX-ERIDANIA, VIA TOSCANA N.5/A, 43121 PARMA
DIASPORA ZGJEDH ATDHEUN