Nga Redin HAFIZI
Nuk jam anëtar i ndonjë partie, por sot mbështes demokratët antikomunistë të Shqipërisë. PDSH ka lindur dhe mbetet parti e qytetarëve. Si mund të luftohet kundër një partie që u krijua si kërkesë e qytetarëve pas një revolte antiqeverritare? Ndryshimi mes PSSH dhe PDSH është se e para kërkon të çlirohet nga akuzat 83 vjeçare si një organizatë kriminale që ka vrarë, persekutuar dhe vazhdojnë të dëbojnë Shqiptarët. Ndërkohë gjithnjë PDSH ka qenë e kujdesshme për të rritur mirëqënien e qytetarëve. Si e bën PDSH këtë?
Duhet të kuptojmë se kundërshtarët e komunistëve nuk e kanë të vështirë që thjesht të hapin energjinë e biznesit dhe ta lënë të lirë e pa kontroll. Ndërkohë çfarë kanë bërë komunistët në 12 vjet?! Ata kanë hedhur në treg paratë publike që të fitohen nga kompani të lidhura me shtetin dhe që menaxhojnë paratë e politikës. Pra ky është krim që nuk zgjidhet me SPAK, por me përmbysje të sistemit. Kjo nuk ndodh me dhunë. Mund të bëhet me zgjedhje dhe fitorja t’i jepet qytetarëve kur qytetarët kërkojnë vërtetë shpërblimin pas zgjedhjeve të 11 Maj që të dalin më në fund nga kushtet e grushtit të shtetit të deklaratës Soros.
Nuk mund të harrohet se që kur komunistët humbën pushtet nuk rreshtën së ndërtuari një makineri propagandistike kundër çdo antikomunisti individualisht. Këta nisën me një ushtri prej 500 OJQ luftën kundër antikomunistëve. Të gjitha këto OJQ kishin lidhje me rrjetin Soros që në atë kohë kishin nisur të hidhnin themelet për të kundërshtuar antikomunistët. Të gjitha paratë shkonin që ta vizatonin Berishën si një diktator, kur mbështetësit e kësaj teorie ishin familja e diktatorit dhe bashkëpunëtorët e tij. Duhej që antikomunizmi të deklarohej si një praktikë që nuk shndërrohej në politikë. Këtë e kërkuan komunistët dhe makineria e tyre sulmoi çdo antikomunist. Ata arritën të dëbojnë çdo antikomunist nga Shqipëria. Ata arritën të përzënë çdo individ që ka një pronë në Shqipëri, pasi çdo njeri i ndershëm e sheh se sistemi është njësoj si para 1990 kur shteti ka të drejtë të vjedhë pronën.
Sot në Shqipëri të vjedhin pronën me polici dhe shtet e pastaj të thonë që t’i drejtohemi gjykatës. Ndërkohë që vërtet është e kundërta, pra duhet që shteti të vijë tek qytetari me vendim gjykate.
Kur arrestohen hajdutët e parave të qytetarëve na tregojnë se duhet vendim gjykate. Nuk është drejtësi, por regjimi i vendosur përmes një grushti shteti që u mbështet nga Veliaj e Rama po i vjen fundi pasi po sosen financimet e Soros. Pra sot ka nisur politika e re, politika për qytetarët dhe jo e moshatarëve të rinj. Sot ka ardhur koha e përmbysjes së hajdutëve të parave të çdo qytetari në botë.