Berisha-Diasporës: Ju jeni zëri më i fuqishëm, shpresa më e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka shprehur vlerësimin e tij të pakufijshëm për shqiptarët e diasporës gjatë takimit në Athinë të Greqisë në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

Berisha tha, ju jeni zëri më i fuqishëm, shpresa më e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Do ti themi Ramës, prit diasporën se po vjen.

“Të dashur miq!

Sot jemi në një moment historik dhe në fakt historinë po e bëni ju, ua them unë ju.

Çfarë ndodhi me Shqipërinë këto vite. E mbolli nga Pogoni në Alpe në kufi me Plavën e mbolli kanabis në vitin 2015.

Klanet e kanabisit vërshuan drejt Amerikës Latine.

Klanet më të fuqishme të drogës, Sinaloa etj., u pushtuan nga shqiptarët e Edi Ramës.

Ligji u asgjësua. Opozita e cila duhej të ngrinte zërin u godit me të gjitha mjetet.

Gjykatat u futën të gjitha në dorë.

Rrogat e pensionet që ishin më të larta në Rajon, zbritën me shpejtësi dhe sot janë më të ulëta.

Çmime stratosferike se narkoeuro, vetëm një mik i Edi Ramës nga Dubai, ka transferuar 3 miliardë euro në bankat e Europës. Pra ato po i largojnë shqiptarët masivisht.

Atë që i ka bërë Edi Rama Shqipërisë në memorien time, në leximet e mia, nuk ja ka bërë asnjë pushtues gjer sot.

Në 10 vite ka larguar nga Shqipëria 45%. Ju po bëni historinë, por ju duhet ta dini se qyteti i Kolonjës gjithë vitin 2023 pati vetëm një lindje. Shkretim të tillë nuk ka luftë, nuk ka fatkeqësi natyrore, ti ketë bërë një vendi sa i bëri narkoshteti i Edi Ramës, Shqipërisë.

Atëherë a nuk është ky armik ndër më të egrit që kemi njohur në historinë tonë. Ndaj dhe para kësaj alternative, para saj që ai shqiptarët nuk i lejon të votojë, zëri më i fuqishëm, shpresa më e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët jeni ju.

Çfarë po shoh unë, çfarë po konstatoj. Një gjë të jashtëzakoshme. Në një Shqipëri që përjeton problemet më të rënda, po vërshon drejt saj ajo dashuri që do të bëhet eliksiri i vërtetë i shpëtimit të saj.

Ju keni një meritë të madhe, e keni ruajtur atë dashuri, e keni ruajtura të pashuar, të pashtershme dhe kjo që tregoni ju është dashuri për Shqipëri. Ju ngrohni sot me këto qëndrime, zemrat, votrat e shqiptarëve kudo që janë.

Do t’i themi prit diasporën se po vjen”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …