Lideri i opozitës, Sali Berisha, nga takimi madhështor me shqiptarët në Athinë, premtoi se në 3 muajt e parë të qeverisjes së PD-së, do të marrë fund mjerimi në Shqipëri.
Berisha tha se, në 3 muaj e parë mjerimi do të marrë fund në Shqipëri, sepse Shqipëria i ka fondet, por po ja marrin hajdutët.
“Ndaj miq, thashë dhe njëherë, ju po bëni historinë se kjo dashuri që tregoni ju, në këto takime ndaj vendit tuaj, ky optimizëm, ky entuziazëm është eliksiri i fitores së 11 majit.
Dhe ju garantoj ju, se ajo fitore do të jetë një fitore historike për Shqipërinë e shqiptarët, për çdo shqiptar kudo që ndodhet. Për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë e Greqisë dhe fqinjëve tanë. Po miq.
Ju garantoj se, me programin tonë, në 3 muaj e parë mjerimi do të marrë fund në Shqipëri, nuk do të ketë më varfëri ekstreme. Ju garantoj se, familjarët tuaj nuk do kenë më nevojë të blenë ilaçet dhe kafshatën me paratë tuaja.
Jo mor jo, do i marrin në Shqipëri se, i ka Shqipëria fondet, por po ja marrin hajdutët.
Ne do të kthejmë Shqipërinë në një Shqipëri ku jetohet.
Ne do të kthejmë Shqipërinë në një Shqipëri ku shqiptarët ëndërrat e tyre do ti bëjnë realitet në vendin e tyre.
Miq ne në 2013 kishim rrogat më të larta se të gjitha vendet e rajonit përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë.
Po sot ku janë. Sot rroga mesatare në Rumani, që në asokohe ishte 800 lej, është 3300 lej.
Sot pensioni në Malin e Zi që asokohe ishte 150 euro, është 450 euro.
Sot pensioni në Serbi është 330 euro.
Po çfarë ndodhi me shqiptarët, si ka mundësi. Ka mundësi miqtë e mi, se për Edi Ramën janë qenie inekzistente.
Sepse qeveria thotë do të ndërtojë djegësin e Tiranës, 130 mln euro, asnjë tullë nuk është hedhur, paratë janë vjedhur.
Sepse tenderat i marrin drejtorët e bashkisë 100%. I vjedhin 100%.
Sepse rruga kushton 10-fishin krahasuar me një vend të BE.
Sepse ai për vete udhëton me avion taksi, shpenzon 20 mln euro, shpenzon 120 mijë pensione. Sepse ai hap shishen, 33 mijë euro shishen që përveç sulltanëve dhe sheikëve, e miliardierëve nuk i hap njeri tjetër.
Sepse për vete ai, blen vazo për oborrin 5 mln euro.
Sepse ka një javë që sillet e përcillet për të mbrojtur garderobën 1 mln euro të Lajla Asadit të Tiranës.
U ndala në këto aspekte për të ju thënë se ku janë paratë. Ky është projekti i pare”, u shpreh Berisha.