Kryetari i PD, Sali Berisha, iu përgjigj në Çim Peka LIVE pyetjes së gazetarit Andi Bushati se a dështoi mosbindja civile.
“Kompleksi i ndryshimeve këto 4 muaj janë të jashtëzakonshme.
Këto 4 muaj çfarë ndodhi?
Ndodhi që ata, të cilët mbrojtën, dhe në fakt janë bashkëautorë në ndërtimin e diktaturës në Shqipëri, ata morën ndëshkimin e popullit amerikan, por edhe u shpallën rreziku më madhor për SHBA.
Çfarë do të thoshte kjo për mua?
Kjo nuk do thoshte se ata do bërtasin rroftë Sali Berisha, jo. Por do thoshte se nuk do kishte më ambasador që do garantonte zgjedhjet pa u zhvilluar.
Ishin një këta, nuk dalloje dot ambasadë dhe qeveri. Mos harro një moment. Erdhi në Shqipëri një zonjë e nderuar që quhej Zhenoveiv Donfrid. Një diplomate e shquar. Shkoi në takim me Edi Ramën. Doli nga takimi, ajo bëri komunikatën. Edi Rama komunikatën e vet. Takova zonjën Donfrid, biseduam për Ballkanin e Hapur. Presidenti Biden e mbështet Ballkanin e Hapur.
Nuk ishte një lajthitje e Edi Ramës.
Dorian Duçka, këshilltari i Edi Ramës, merrte Hunter Biden, e mbante një javë në Montekarlo në kazino dhe drogë. Kur i mbaronin paratë, merrte biznesmenët.
Në ato kushte, mosbindja civile ishte e vetmja rrugë.
Ajo nuk dështoi. Çfarë ndodhi? Së pari, u fituan në arenën ndërkombëtare tre rezoluta që e damkosën Edi Ramën, i damkosën zgjedhjet në Shqipëri.
Ndodhën disa gjëra që e ndryshuan në mënyrë thelbësore situatën. Tre rezoluta në të cilat Spaku i Edi Ramës u shpallën prokurori politike. Zgjedhjet u shpallën fasadë për Edi Ramën.
Pra, u arrit një gjë, në një kohë kur në samite flitej për atletet e Edi Ramës.
Pastaj ndodhi përmbysja e madhe. A e dini ju se sot njeriu që më sanksionoi mua, nuk futet dot në godinat federale se u provua ish-kryediplomati u provua një kryegënjeshtar.
Ju e dini historinë e letrës. Historia e letrës ishte gjëja më e turpshme”, tha Berisha.