Dosja “Veliaj”/ Bushka e PS del nga SPAK pas 4 orësh, “kyç” gojën para gazetarëve

Pas gati 4 orë dëshmi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, deputetja e PS Klotilda Bushka është larguar prej aty.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, nuk komentoi kur doli nga dyert se Prokurorisë së Posaçme, ndërsa po hetohet për akuzën e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

SPAK dyshon se ajo thirri në zyrat e avokatit të popullit dëshmitaren Ina Goxhaj, të cilës ju mor telefoni dhe ju kërkua të mos fliste. SPAK njoftoi se deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme, të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin dosjen numër 27 të vitit 2024. Ky hetim u nda nga hetimi ndaj kryebashkiakut Erjon veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe biznesmenë e mes tyre edhe Elman Abule nën arrest me burg.

Deputetja Bushka publikisht ka thënë që Ina Goxhajn e ka kushërirë dhe kjo është hera e parë që ajo thirret në SPAK për këtë çështje. Në dosjen tjetër të veçuar, Erjon Veliaj nën arrest me burg dyshohet për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash.

Bushka ka mohuar përfshirjen, ndërsa më herët ka deklaruar se ndihej e befasuar kur emri i saj pati dalë në dosje.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …