Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një takim miqësor me biznesmenin e mirënjohur shqiptaro-amerikan, laureat nga Presidenti Trump, Ramiz Tafilaj si dhe avokatin e palodhur të çështjes kombëtare, Prof. Dr. Salih Krasniqin, kirurgun e shquar, Mehmet Mjeku dhe biznesmenin e filantropistin Safet Martinaj.
Postimi
Një takim miqësor!
Miq, dje prita në një takim miqësor z. Ramiz Tafilaj, biznesmenin e mirënjohur shqiptaro-amerikan, intelektualin, filantropistin dhe botuesin e shquar, si dhe avokatin e palodhur të çështjes kombëtare, laureat nga Presidenti Trump me Çmimin Presidencial të Arritjes së Jetës, Prof. Dr. Salih Krasniqin, kirurgun e shquar, autorin e Krimet Serbe në Kosovë dhe një serie veprash të tjera, z. Mehmet Mjeku dhe biznesmenin e filantropistin Safet Martinaj.
Në këtë takim diskutuam mbi zhvillimet në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë. Gjatë takimit, z. Tafilaj më dorëzoi Lutjen e Presidentit Rugova për Kosovën. Takimi ishte i hapur dhe miqësor.