Berisha: Në qeverisjen e PD, Shqipëria nuk do të ketë kurrë prokurori politike!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se nën qeverisjen e PD, vendi ynë nuk do të ketë kurrë prokurori politike.

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha tha se qytetarët duhet ta kenë të qartë, se prokuroritë politike janë prokurori diktaturash.

“Paralajmëroj Edi Ramën të denoncojë këtë akt manipulativ dhe mashtrues, në rast se nuk është në bashkëpunim me të. Në atë njoftim edhe Edi Rama ka pjesën e tij, ndaj edhe urgjentisht do të qartësojë pjesën e tij.

Faleminderit!

Tani, nuk duhet, mendoj unë, të bëjmë interpretime jashtë kontekstit. Ajo që kam deklaruar dhe deklaroj unë, se kurrë në qeverisjen e PD, Shqipëria nuk do të ketë prokurori politike. Këtë ta ketë të qartë çdo qytetar shqiptar. Prokuroritë politike janë prokurori diktaturash.

Por, unë ftoj qytetarët, meqënëse është një gjeneratë e tërë që nuk ka jetuar diktaturën dhe më shumë, të mos harrojnë se gjatë diktaturës prokuroria staliniste e pushtetit të Enver Hoxhës, krahas dënimeve politike, jepte me dhjetëra, qindra dhe mijëra dënime për krime jopolitike ordinere.

Për ata që e riujtojnë atë kohë, Skapi sot bën të njëjtën gjë krahas dënimeve politike për llogari të Edi Ramës jep dhe dënime të tjera. Por, e para ishte prokurori politike, dhe e dyta është po kështu kaq politike. Dhe kështu, Shqipëria një vend i lirë, sovran i pavarur nuk mund të ketë kurrë, dhe nuk do ketë kurrë prokurori politike. Kjo është përgjigja ime për qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si e tradhëtoi shoferi Lindën tjetër të Ramës

Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë për Kjo Javë në News24, tregoi detaje nga dosja …