Denoncim nga Durrësi: Betonieret pushtojnë bregdetin me bekimin e Sakos!

Një qytetar nga Durrësi denoncon masakrën e betonit që po ndodh këto ditë në zonën tek Hotel “Iliria”. ai thotë se, kryetarja e Bashkisë ka vendosur të mos e shqetësojë biznesin deri në momentin që do mbarojë shtesën.

Denoncimi

Dua të denoncoj një krim mjedisor që po ndodh në Durrës me bekimin e kryetares së Bashkisë Emiriana Sako.

Hotel Iliria po  kryen punime për zgjerimin e biznesit, por nuk ka marrë leje nga Bashkia e Durrësit.

Kryetarja e Bashkisë ka vendosur të mos e shqetësojë biznesin deri në momentin që do mbarojë shtesën.

Këtu nuk ka një tabelë që lejohen punimet. Betonieret kanë marrë urdhër që të punojnë natën. Mjetet e rënda po shkatërrojnë edhe pistën që është ndërtuar së fundmi.

Me tonelata beton shkarkohet këtu në mesnatë, ndërsa ndotja mjedisore është në nivele alarmante.

Të gjitha ujërat e ndotur  nga biznesi dhe punimet që po kryhen derdhen në det.

Balluku: 1000 aplikime për panele diellore për ngrohjen e ujit në 36 orët e para

Betonizohet vija bregdetare dhe Bashkia mbyll sytë për punimet që po bëhen dhe për katastrofën mjedisore.

I bëj thirrje ministres Mirela Kumbaro të marrë masa të menjëhershme, se Bashkia e Durrësit do zgjohet vetëm kur biznesi të mbarojë punimet./OraNews

About Redaksia

Check Also

Policia, spraj dhe piper drejt protestuesve, përfundon në ambulancë njëri prej tyre

Tensione janë shënuar gjatë protestës së zhvilluar sot para Kuvendit, ku policia ka përdorur spraj …