Gazetarja: Bushka u thirr në SPAK për të dhënë shpjegime si person nën hetim!

Gazetarja Klodiana Lala ka folur edhe për deputeten e PS-së, Klotilda Bushka, e cila u paraqit në SPAK. Lala e ftuar në emisionin “Te Paekspozuarit” në MCN TV, tha se Bushka ka qenë e shoqëruar nga avokati Enrik Ligori dhe është marrë në pyetje për dyshimet se ka intimiduar një dëshmitare në çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ajo gjithashtu u shpreh se Bushka, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë shpjegime si person nën hetim dhe jo thjesht si person në dijeni.

“Deputetja e Partisë Socialiste dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë shpjegime si person nën hetim dhe jo thjesht si person në dijeni. Sipas burimeve, Bushka ka qenë e shoqëruar nga avokati Enrik Ligori dhe është marrë në pyetje për dyshimet se ka intimiduar një dëshmitare në çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Prokuroria dyshon se ajo ka ndikuar në mënyrën se si dëshmitarja do të dëshmonte në SPAK.

Ka dyshime të arsyeshme sipas prokurorëve që kompani të kontrolluara nga Ajola Xoxa kanë marrë fonde. Po ta shikosh me kujdes hetimet, rezulton edhe një fond i Bashkimit Europian, pra fonde që janë përfituar nga kompanitë e lidhura me Ajola Xoxën. Përveç fondeve që kanë të bëjnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë edhe fonde të Bashkimit Europian që janë marrë në bashki të tjera, siç është rasti pranë Bashkisë së Fierit. Ky është një hetim, ose më saktë, një verifikim që po kryhet aktualisht nga prokurorët e posaçëm”, tha Lala.

About Redaksia

Check Also

Situata në Theth/ Gazetari: Erdha nga Norvegjia për pushime, këtu është kaos!

Gazetari Ervin Dushi, i cili ka vizituar Thethin këtë javë për pushime, ka shprehur shqetësimin …