Kalaja: Duan të asgjësojnë dosjet e tenderave të Veliajt, kanë marrë urdhër nga burgu, Dumani e Dado të vijnë këtu

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur përpara ambienteve dtë Bashkisë së Tiranës, teksa kamioni i mirëmbjatjes së objekteve publike ka marrë qindra dosje nga ky intitucion vendor, me qëllim asgjësimin e tyre.

Këhstu u shpreh kryetarja e Apelimit në PD, Adriana Kalaja e cila ka ndjekur nga afër ngarkimin e dokumenteve , që sipas saj janë tendera të firmosura nga Bashkia e Tiranës, për të cilat thotë se ka njoftuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurlorin e dosjes së Erion Veliajt.

Edhe në momentet që ka qënë duke dhënë intervistën për Syri Tv, direkt nga Bashkia e Tiranës, Kalaja është kërcënuar me jetë nga punonjësit e Mirëmbajtjes së objekteve publike, për të cilët ka parlajmëruar përballjen ligjore me ta.

Sipas Kalasë, zhvendosja e dokumenteve dhe dosjeve të tenderave të Bashkisë së Tiranës ëhstë bërë me urdfhër të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj nga burgu, ndërsa shtoi se destinacioni I këtyre dokumenteve ka qenë asgjësimi.

“Është moment i artë që të na tregojë Dumani dhe Dado që e kanë seriozisht, përveçse e kam bërë publike, unë sapo i dërgova sms me foton përkatëse Dumanit, që është i detyruar të sekuestrojë dokumentacionin në Bashkinë e Tiranës dhe të legjitimojë akuzat tona për krimet e Veliajt, por duhet të marrin informacion të saktë se ku po shkojnë këto dosje. Edhe dje janë djegur qindra dokumente process-verbale, është detyrim ligjor që Dumani dhe Dado të dërgojnë…do ti nis edhe videon të shikojnë e argumentojnë se përse këto dosje tenderash dalin nga Bashkia e Tiranës.

U vu në dijeni media dhe makina u mbyll, ata kanë pasur në plan të boshatisin Bashkinë e Tiranës, që të argumentojnë se si Veliaj edhe nga burgu të fshehë e zhdukë provat, si dhe të intimidojë dëshmitarët. Ne po ndalojmë vjedhjen e radhës. Patronazhistët më kanë bërë presion të jashtëzakonshëm dhe kanë dashur të më merrnin telefonin.

Duan t’i zhdukin dokumentet fare, Dado e Dumani të marrin masa dhe të marrin destinacionin e këtyre veprave. Ne s’ua zgjidhim dot problemet, as PD, as Berisha, ne jemi këtu t’ua shtojmë problemet e tyre, që ata të qëndrojnë në burg e të dënohen aq shumë për veprat penale që kanë bërë në Tiranë. Ta harrojnë patronazhistët se ne do tërhiqemi nga lufta jonë për të denoncuar vjedhjet.

Vazhdo me kërcëno jetën, se do të shkosh në burg. Po afron makinën, do përgjighesh para ligjit. Në sy të kamerave s’kanë frikë të kërcënojnë, për të na presionuar ne, të ikim nga këtu. Vijnë e vjedhin dokomemtet e shtetit, e vijnë na kërcënojë jeën. Ku i keni agjentët e BKH, na tregoni se e keni seriozisht që po luftoni korrupsionin.

Mirëmbjatyja e objekteve publike. Nuk u firmos asnjë proces-verbal. Dumani ose duhet të vijë këtu, ose ta shoqërojë këtë makinë. Kanë marrë udhër për ta ndryshuar destinacionin. Destinacioni  i dosjeve ka qenë zhdukja,. Kanë qenë gjithë tenderat që janë bërë në Bashkinë e Tiranës”, u shpreh Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lista e hapur është bërë me më të shquarit e komunitetit! Do të doja që secili të ishte në listën e mbyllur

Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur edhe te lista e hapur e PD-së, duke …