Ndreca në proçes penal zëvendëson Bushkën/ Pollo: Shfaqje e shëmtuar, opozita mos e lejojnë këtë farsë

Një ditë pasi dëshmoi në SPAK për dosjen “Veliaj”, Klotilda Bushka sot nuk ka qenë në krye të Komisionit të Ligjeve për ta drejtuar, por në vendin e saj ishte zëvendëskryetari, deputeti i PS, Plarent Ndreca.

Ky i fundit është në proces penal për abuzim me tenderat në kohën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Ish-ministri Genc Pollo thotë se kjo lëvizje e socialiste është e shëmtuar, ndërsa u bën thirrje deputetëve të opozitës që të mos e lejojnë këtë farsë.

Pollo gjithashtu kërkon dorëheqen e Klotilda Bushkës nga posti i kryetares së Komisionit të Ligjeve.

“Kryetarja e Komisionit të Ligjeve nën hetim për “pengim të drejtësisë” nuk paraqitet në Kuvend të drejtojë mbledhjen e Komisionit por as nuk jep dorëheqje.

Në vend të saj Komisionin e drejton një deputet rilindist që është në proçes penal për abuzim me tenderat e Ministrisë së Brendshme.

Pamje e shëmtuar. Deputetët e opozitës duhet të protestojnë me të gjitha mjetet dhe të mos e lejojnë këtë farsë”, shkruan Pollo.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …