Pas thirrjes në SPAK, Klotilda Bushka largohet nga drejtimi i Komisionit të Ligjeve

Një ditë pasi dëshmoi në SPAK në lidhje me dosjen e Erion Veliajt, Klotilda Bushka nuk ka qenë në krye të komisionit të Ligjeve për ta drejtuar, por në vendin e saj ishtë zëvendëskryetari, deputeti i PS, Eduard Ndreca.

Deputeti Dashnor Sula kërkoi nga të gjithë anëtarët e komisionit që të dalin me një deklaratë të përbashkët ku të distancohen nga veprimet e kryetares së Komisionit.

Sula u shpreh se Bushka me veprimet e saj ka dëmtuar imazhin e komisionit të ligjeve.

“Ky komision do të duhet të kishte pasur një qëndrim dhe nuk mund të kalojë në një gjendje kaq të heshtur. Të gjithë anëtarët e komisionit të ligjeve mazhorancë dhe opozitë së bashku të bënim një deklaratë të distancimit. Është e paimagjinueshme që kryetarja e komisionit të ligjeve të jetë personi që ka kryer veprime në kundërshtim të hapur me ligjin. Kudo mund ti ndodhë, por me një vetëdije të paparë në pengimin e hetimit të drejtësisë për kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, kjo është e paimagjinueshme, e pafalshme. Prandaj unë do të kërkojë nga ju zoti drejtues i këtij komisioni që të kemi një deklaratë apo një prononcim që të distancohemi nga kjo sjellë që ka bërë kryetarja e Komisionit të Ligjeve, sepse ka dëmtuar rëndë imazhin e Komisionit të Ligjeve”, tha Sula.

 

About Redaksia

Check Also

Studenti shqiptar i diplomuar në Harvard përballet me Blinken/ Dy të këqijat që i ke bërë vendit tim…

Fation SEMANJAKU Anthony Blinken-in nuk e pyeta për sanksionet ndaj Doktor Berishës. Dihet tashmë kuzhina …