Kreu i PD, Sali Berisha në mbedhjen e grupit parlamentar, duke ju drejtuar kreut të qeverisë tha se, të garantoj se pas datës 11 maj, do të ekstradohesh në SHBA për t’u rigjykuar me McGonigalin.
“Edi Rama, të garantoj se pas datës 11 maj, do të ekstradohesh në SHBA për t’u rigjykuar me McGonigalin. Ky është zotimi ynë.
Përndryshe mund të gjykohesh në Shqipëri para 11 majit.
Dosja McGonigal është aktualizuar. Ju jeni dëshmitarë. Në mediat amerikane, McGonigali është kthyer si çështje kryesore.
Po aty, për çudi, aty nuk po flitet më për McGonigal-Deripaska po flitet për McGonigal-Edi Rama.
Është shumë e veçantë dmth. Se McGonigal ka pasur dy dosje. Njërën Deripaska për të cilën është dënuar në Nju Jork, njërën Edi Rama për të cilën është dënuar në Uashington.
Tani del në skenë dosja e Uashingtonit. Dosja e Uashingtonit është dosja më e rëndë, e cila është më flagrante, ku një kryeministër i korrupton një vendi kryesor partner, kryezbuluesin e Nju Jorkut. Ai që është kryezbuluesi i Nju Jorkut është kryezbuluesi kryesor i SHBA se aty janë të gjithë epiqendrat.
E korrupton për ta angazhuar kundër opozitës shqiptare.
Është dosja më e zezë në çdo aspekt dhe unë u garantoj ju se asaj dosje, të bëjë ç’të dojë, të shesë Surrelin dhe çdo pasuri që ka, asaj dosje nuk i shpëton dot.
E ka kuptuar këtë sepse e mbrojti gjer tani Spaku i tij, tani nuk e mbron më.
Tani është një drejtësi tjetër e fuqishme e vendosur të hetojë krime të mëdha si kjo”, tha Berisha.