Berisha, një minut heshtje në kujtim të 22 intelektualëve të vrarë nga komunismi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një minutë heshtje në kujtim të 22 intelektualëve të vrarë në diktaturë.

“Së pari, ju përshëndes shumë përzemërsisht ju. Përshëndes të gjithë anëtarët e shtresës suaj të nderuar kudo që ndodhen sot në Shqipëri dhe në të katërta anët e botës. Falënderoj për punën shumë të mirë që keni bërë anëtarët e këtij paneli, të gjithë në bashkëpunim me ju, për të paraqitur sot shtresës suaj dhe para gjithë shqiptarëve një program të ri të PD për trajtimin dhe për përgjigjen përfundimtare të një borxhi shumë të madh që shoqëria shqiptare ka ndaj shtresës suaj.

Meqënëse jemi në një ditë të veçantë, jemi në 74 vjetorin e aktit genocidal të regjimit diktatorial stalinist të Enver Hoxhës, ekzekutimit të 22 intelektualëve, ndër më të shquarit e kombit, për fajin e tyre se nuk pajtoheshin kurrë me diktaturën komuniste, nuk pajtoheshin kurrë me antivlerat e saj, por qendronin besnik të atyre parimeve dhe vlerave që ndajnë njerëzit e lirë dhe të qytetarërua kudo në botë, atdhetarë, besnikë të dinjitetit njerëzor, tek Zoti, Shqipëria, t’i nderojmë me një minutë heshtje kujtimin e tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …