Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Universiteti Bujqësor i Tiranës u përlye për shkak se rektori Sallaku shkoi të rrefehej në atë që e cilësoi ‘strofulla e hajdutëve’, teksa iu referua dëgjesës publike të grupit parlamentar socialist në kryesinë e Kuvendit.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha tha se, përms skandalit të korrupsionit në UBT, Rama po përpiqet të mbulojë jo vetëm djegësin e Tiranës që kushton 130 milionë euro, por mungon laboratori që kushton 30 milionë.
“Libri i tretë është libri i zi.
Këtu, pavarësisht se ai të lexosh ditë e natë nuk shterron, 20 përqind të kohës, aspak më shumë se tani duhet të punojmë me zgjedhësit tanë, t’u shpjegojmë programin tonë, çfarë do bëjmë.
Të këqijat e tyre do i numërojmë, nuk i injorojmë, ama nuk do merremi në fushatë elektorale, të ulemi dhe të numërojmë të zezat e Edi Ramës.
Le t’i numërojë vetë ai, ne do numërojmë ato që do bëjmë dhe 20 përqind kritikat.
Përndryshe, siç e shihni, kthehemi tek një reagim i të gjithë atyre që ndjekin Shqipërinë apo dëgjojnë për Shqipërinë.
Reagimi i tyre është më i veçanti që kam dëgjuar në jetën time. I pabesueshëm, e pabesueshme, e pabesueshme.
Nëse i thua dikujt që sot mazhoranca mblodhi pseudogrupin parlamentar për të dëgjuar rektorin e një universiteti, të cilit i janë lëshuar mandate arresti për një laborator që nuk ekziston, askush nuk mund ta besojë, por ja që kjo ndodh.
Tani, duhet të sqarojmë disa momente këtu.
Së pari, pse përdor Edi Rama këtë?
Edi Rama përpiqet të mbulojë diellin me shoshë duke shfrytëzuar një dosje që në përpjestim janë shuma të vogla, e përdor këtë për të mbuluar… nuk mungon vetëm djegësi i Tiranës që kushton 130 milionë euro, por mungon edhe laboratori që kushton 30 milionë.
Pra, përpiqet të përdorë shoshën për të mbuluar të vërtetat, për të mbuluar diellin.
Kanë abuzuar këta 30 milionë lekë me aferën e 5D-ve, me aferën e Lajla Asadit, që shkon vetëm gardëroba 870 mijë euro, me 5D dhe pallatet, me Bushkën. Edhe të më falni d.m.th, po ai hajduti tjetër nuk kishte të drejtën morale të ulej në vend të kësaj!
Pra, çfarë ishte kjo sot?
Unë nuk marr përsipër të them as për dosjen, por them një gjë, që rektori e përleu keq universitetin se kur mendon të shpëlash apo të qash për një aferë në rifuxhion e hajdutëve, duhet të mendosh 5 herë që të futesh aty.
Nuk janë pekatorium ata, ata janë furbiorium. Se janë hajdutë ata.
E shihnit ju si qesëndisej Lubia apo Taulant Balla? Hë, nuk jemi vetëm ne, janë edhe pedagogë. Shihni se çfarë ndodh me pedagogët. Të cilët, nuk kam asnjë koment, por di një gjë që nuk ndodhte kurrë që të shkosh dhe të bësh konfesion në strofullën e zezë të hajdutëve në Europë siç është ai grup”, tha Berisha.