Shpërthim në Lezhë, tritol zyrës noteriale të vëllait të kryetarit të PD

Një sasi lënde plasëse i është vendosur zyrës noteriale të noterit Fran Gjoni, e cila ndodhet pranë sheshit “Gjergj Kastrioti” në qendër të qytetit të Lezhës.

Nga shpërthim janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, kanë qenë dy persona të cilët kanë vendosur lëndën plasëse dhe janë larguar.

Fran Gjoni është vëllai i ish gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili prej një viti është bërë pjesë e politikës si kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë dhe kandidat për primare për të qenë deputet.

About Redaksia

Check Also

Berisha: SPAK nuk e ka dërguar kërkesën për arrestimin e Ballukut sepse është nën kontrollin e plotë të Edi Ramës

Ambrozia Meta, SYRI TV: Edhe një pyetje të fundit. Nga këto zhvillime kemi harruar një …