CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Bardhi-Peleshit: Edhe nga Safet Bajri ka ardhur një kërkesë në grupin tuaj

Krerët e grupeve parlamentare të PS dhe PD, Niko Peleshi dhe Gazment Bardhi replikuan në seancën e sotme plenare lidhur me praninë e rektorit të UBT-së në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së dje, pas aksioni të SPAK në Universitetin Bujqësor.

Bardhi e dënoi me forcë këtë ngjarje duke e quajtur si antikushtetuese, ndërsa me ironi shtoi se edhe Safet Bajri ka kërkuar të flasë në grupin parlamentar socialist pas arrestit nga SPAK. Por Peleshi iu përgjigj duke thënë se rektori Fatbardh Sallaku ka kërkuar të flasë edhe në grupin parlamentar të PD-së, duke mos mbajtur anë.

Bardhi kërkoi më tej që presidenti i Republikës, Bajram Begaj të shkarkojë rektorin Sallaku për shkelje të kushtetutës.

“Dënojmë me forcë një akt të paprecedente të ndodhur dje në ambientet e kryesisë së Kuvendit ku një rektor kërkoi strehim në grupin tuaj parlamentar për të justifikuar një aferë të rëndë korruptive në UBT. Rektori ende sot nuk ka kërkuar të sqarojë atë organ akademik që ka për detyrë të sqarojë, Senatin akademik.

Kjo krijon bindjen se ajo që po ndodh në UBT është tipikisht një injorim total i ligjit.

Nuk mund të bëheni strehë për çdo të korruptuar që akuzohet nga SPAK, sepse do të vijë dita që do t’ju kërkojë të rrëfehen edhe anëtarë të grupeve kriminle.

Më thonë që ka ardhur në grupin tuaj një kërkesë edhe nga Safet Bajri. Mos diskriminoni, nëse thirrni ata, thirrni edhe një nga grupi kriminal.

Distancohu sa jeni në kohë ndaloni tentativën për të intimiduar drejtësinë”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Situata në Theth/ Gazetari: Erdha nga Norvegjia për pushime, këtu është kaos!

Gazetari Ervin Dushi, i cili ka vizituar Thethin këtë javë për pushime, ka shprehur shqetësimin …