Berisha: Po ju vjen fundi nga Edi Rama, më 11 maj askush nuk u shpëton dot!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij në seancën plenare ka propozuar miratimin e një ligji emergjence kombëtare për desorosizimit të vendit.

Berisha ju drejtua deputetëve të PS se po ju vjen fundi nga Edi Rama, më 11 maj askush nuk u shpëton dot!

Berisha: Po ju vjen fundi nga njeriu që nuk guxon të shkelë më në Kuvend që është bërë i shkallmuar me një gjuhë që meriton cdo epitet, gjuhë qenefi. Sa herë flet vetëm gjëra të tilla nxjerr. Pse nuk vjen këtu? Dy janë arsyet madhore, së pari ku është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Agaci që dhuron nga 30 hektarë? A keni përgjegjësi para qytetarëve kur ai ia mbath e ju thoni është në spital, është në intubim.

Këtë rrugë do të ndiqni?

Laptopi ka të gjitha vjedhjet që ka bërë Rama dhe njerëzit pranë tij.

Arsyeja e dytë është dosja McGonigal që po shpërthen. Damian e di që ti kë thënë që të ka urdhëruar Rama, por ligji thotë urdhrat të jashtëligjshëm mos i zbato.

Arsyeja e dytë, laptopi i tij është në prokurori, jeni të pashpresë.

Por unë u garantoj se do ketë të njëjtën peshë me ligjin që do bëhet për dekomunistizimin.

Pra, më mirë të bëjmë një ligj tani. Sepse ju e dëgjuat mbrëmë Kongresin e SHBA.

Nuk janë më tash vetëm tre organizatat më të mëdha në botë partiake, por është institucioni themelor i demokracisë, ku ju u cituat për akte antidemokratike dhe për plaçkitje të fondeve të SHBA.

Prandaj dhe ligjin pranojeni më mirë si e keqja më e vogël për ju, se ai do bëhet pas zgjedhjeve, u garantoj se do u dhembë shumë.

Më mirë tani se pas zgjedhjeve.

About Redaksia

Check Also

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi – Kurbani i 11 Majit!

Nga Sali BERISHA Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar …