Rama i “fali” 133 mijë m2 tokë në Dhërmi, gaztori i portokallisë thirret në SPAK

Aktori i humorit i shpallur dhe investitor strategjik, Gazmend Paja është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Qëndrimi i tij në SPAK nuk ka zgjatur shumë, ndërsa pas daljes ka treguar se i kanë marrë telefonin.

Gazetarët: Hera e dytë në SPAK, ishe si aktor apo si investitor strategjik?

Ai iu përgjigj shkurtimisht me nota humori: “Jo, isha me prokurorin në kafe, pa dashje mori celularin tim dhe solli të tijin dhe mori timin. Nuk e njoh prokurorin”.

Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në SPAK, por sipas raportimeve, Paja ka qenë i pranishëm edhe dy ditë më parë në ambientet e Prokurorisë.

Aktori i humorit është shpallur nga Rama investitor strategjik, ku në bregdetin e jugut dhe kompania e tij “Ecotech Energy Services” së bashku me kompaninë “Startek” kanë marrë 133 mijë m2 tokë në Dhërmi.

Berisha e ka cilësuar shpalljen e tij si investitor strategjik si një vjedhje e radhës e kryeministrit Edi Rama në bashkëpunim me Pajën.

About Redaksia

Check Also

Lista e patronazhistëve/ Berisha: Rama s’mund të mbulojë problematikat e tmerrshme të emrave që u paraqiti shqiptarëve

Kryetari i PD, Sali Berisha e cilëson të tmerrshme listën e patronazhistëve, që Rama u …