Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ka paralajmëruar kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj pas deklaratave të këtij të fundit në një emision televiziv.
Në një deklaratë për mediat nga SPAK, Kalaja tha se, nuk është në pozitat e Veliajt që të sulmojë atë dhe zyrtarë të tjerë të PD e opozitës, pasi së shpejti ndaj kryebashkiakut do të ketë të tjera masa arresti.
Sipas saj, Veliaj duhet të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë, nëse kërkon të ‘shpëtojë’ sadopak, ndërsa u shpreh se së shpejti do të dalin të tjera bëma për të dhe bashkëpunëtorin e tij, Edi Rama, që për Kalanë, kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal.
“Jam gëzuar pafund që të sulmon një person që është pas hekurave. Të të intimidojë e bëjë një shantazh një person që kërkon të shesë fabulën se bashkëshortes së tij po i bien në qafë, ndërsa nuk kursen gratë dhe nënat për t’i përbaltur, për të cilën unë do bëj kallëzim penal.
Më ka dhënë një bonus shumë të madh, tregon që e kam arrestuar unë për nga mënyra se si foli në emision, është në hall të madh që s’ia heq as unë, as Berisha, as PD e as opozita, pasi ne jemi vetëm për ta rënduar pozitën e tij.
Ai kërkon që të na fusë në vorbullën e pistë amorale dhe antiligjore, që të merremi personalisht më të pa u marrë me betejën ligjore.
Veliaj shumë shpejt do të ketë masa të tjera arresti. Vetëm bashkëpunimi me drejtësinë mund ta shpëtojë. Do njiheni më bëmat e Veliajt, Ramës dhe gjithë kastës së grupit kriminal që drejtohet nga Veliaj pas hekurave”, tha Kalaja.