Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë konferencës së sotme me gazetarët tha se, “Ai (Rama) ka gjetur një mënyrë për të mos u ballafaquar me gazetarët, i bën pyetje vetes dhe thotë po m’i bëjnë shikuesit”. “Dhe përpiqet të bëjë tualetin e tij për të gjithë të zezat që ka bërë”.
“Edhe një gjë do u them këtu, dhe unë u kërkoj mediave të mbajnë qëndrim të rreptë kundër tij, sepse ai në mënyrë absolute po mashtron me bisedën Sy m’Sy. Kontrolli i fakteve provoi se Eduardi që i bënte pyetje, nuk ekzistonte dhe se pyetjet ia kishte vërë Edvini vetes së vet.
Pra, ai para jush nuk del për të marrë pyetje. Para gazetarëve nuk del për të marrë pyetje.
Se këtu është problemi. Ai ka gjetur një mënyrë për të mos u ballafaquar me gazetarët, i bën pyetje vetes dhe thotë po m’i bëjnë shikuesit. Dhe përpiqet të bëjë tualetin e tij për të gjithë të zezat që ka bërë.
Por kjo mënyrë është akoma më keq se ERTV. Pra, pas ERTV, ky është akti më i rëndë që është kryer ndaj medieve.
Zëvendëson gazetarin me veten e tij, duke i bërë pyetje vetes dhe thotë po m’i bën Eduardi, persona që nuk ekzistojnë aty.
Unë absolutisht e dija që ditën e parë se në çdo fjalë mashtron. Por i lumtë gazetarit që e vërtetoi këtë.
E dënoj me forcën më të madhe këtë model të padëgjuar në botë.
Del dhe i bën pyetje vetes për të shmangur pyetjet nga gazetarët.
Po bëj deklarata. Dhe ka një muaj që nuk del para një gazetari. As në parlament nuk vjen.
Edi Rama, nuk ka shpëtim!”, tha Berisha.