Berisha: Grua më zullumqare se Lubia nuk ka pasur Shqipëria!

Kryetari i PD, Sali Berisha,  duke komentuar akuzat e shumta për Belinda Ballukun, tha se, grua më zullumqare se Lubia nuk ka pasur Shqipëria. 11.3 kg dokumente për të, janë guri në qafë i të mbyturit.

“Problemi është ky. Si do ta quash ti grupin parlamentar të PD, një grup të bashkuar në diversitet. Ju nuk keni çfarë kërkoni nga ne, ne ju themi të vërteta, kjo është. Ai ndan këtë mendim, por po kontribuon në fakt, pavarësisht nga ndërhyrjet, ai vazhdon dhe kontribuon.

Përshembull, Lubia i ka kohë të vështira shumë, se në fakt më zullumqare Shqipëria nuk ka patur grua në histori si ajo. Burrë nuk mund të them se, është Edi Rama.

Prandaj dhe jam detyruar ti them Lubi, nuk njeh asgjë, plaçkit këtu, plaçkit e aty. Nuk mund ta imagjinoni ju, çdo drejtor. Tendera, ka patur mbi 12 miliardë tenderime dhe nuk len asgjë. Më thoni ju mua, 12 miliardë ku janë, absolutisht nuk ka asgjë tjetër veç tunelit të Llogarasë që akoma nuk është hapur në dy kalimet.

Të tjerat, bypassi i Fierit është i tëri me paratë tona, me paratë e mëparshme, i Vlorës është i tëri me para të përparshme. Ku janë, ku shkuan ato. 12 miliardë.

E dini ju që ka 15 vite  rruga Qukës-Qafë Plloçë. Dëgjoni të flitet për të. Nuk ka përfunduar akoma rruga Korçë-Kolonjë. Pra, ku janë, ku shkuan. Shqiptarët duhet të pyesin ku shkuan.

Pesë herë e kanë inauguruar tunelin e Murrizit, do përfundojë këtë vit e këtë muaj, tani thonë me 14 mars dhe shoh unë ja kishin mbyllur derën një shtëpie.

Kjo është njeriu më i papërmbajtur dhe tani gjykoj se të gjitha vjedhjet e tmerrshme që ka bërë Edi Rama në Bashkinë e Tiranës e ka pasur këtë agjentin kryesor, se aty ka qenë, seç ka qenë shef kabineti, ka patur një funksion shumë të rëndësishëm aty.

Doli kjo tani. Prandaj ai denoncim që ka bërë sot Bardhi me 11.3 kilogramë dokumente, është guri i të mbyturi në qafë.

Po guri i të mbyturit në qafë është ajo dosje, me 11 kilogramë dokumente”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Përveç përgjimeve dorëzohen edhe transaksione monetare të Veliajt, provat e reja e fundosin

Jo vetëm përgjime, por edhe afera të tjera pritet të rëndojnë pozitՃn e Veliajt. Burimet …