Berisha: Negociatat janë në vazhdim me forcat politike! Një koalicion për 11 majin është rruga e fitores!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjate takimit me gazetarët se, negociatat me forcat politike janë në vazhdim. Berisha tha se, një koalicion për 11 majin, është rruga e fitores.

“Negociatat janë në vazhdim me forcat e tjera politike. Nuk kam tagër të komentoj negociata në zhvillim. Negociatat janë në vazhdim dhe kur të përfundojnë do ua njoftoj. Ne jemi të hapur për negociata me të gjitha forcat politike. Edhe partitë e reja dhe uroj që, të realizojnë atë.

Një koalicion për 11 majin është rruga e fitores përfundimtare të Shqipërisë dhe ne jemi të hapur ndaj tyre.”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pëllumbesha Spirogjoka në portalin e-Albania! Berisha: Neveri dhe vetëm neveri!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një denoncim të qytetarit dixhital, i cili shprehet …