Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se në përballjen me të, kreysocialisti Edi Rama sa herë ka bërë fushatë negative ndaj tij, gjithmonë ka dalë i humbur.
Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se, edhe në përballjen e 11 majit, Rama do të humbasë, pasi ai e njeh realitetin humbës të vetes.
“Tani, çfarë kemi? Kemi një qeveri të pakallur sot dhe këtë nuk e mohon njeri.
Një qeveri e pakallur, një qeveri e damkosur, ku Edi Rama më së paku cilësohet si kukulla e Xhorxh Sorosit.
Mirëpo Xhorxh Sorosit është armiku numër 1 i qeverisë së presidentit Trump dhe SHBA-së.
Në këtë kontekst, ato që kryetari i komitetit kombëtar të Partisë Republikane, Chris LaCivita, Edi Rama 10 herë më mirë të mos ishte në atë post, se sa të jetë në atë post.
Ta them unë.
Ndaj dhe duhet t’i marrim me relativitete gjërat. Aty ai është një kufomë e pakallur politike.
E vini re ju, i shkallmuar, i shfazuar, gënjeshtar në çdo gjë.
Natyrisht në çdo fjalë. Kaq thotë ishin në vitin 2013, kaq janë sot, këput statistika. Po e shihja, thoshte zona të furnizuara 24 orë me ujë ishin 4, u bënë 94, por një emër si Agaçi, një emër nuk citonte në to, vetëm shifra.
Mendonte se shqiptarët po gënjehen, në një kohë kur furnizimi me ujë i shqiptarëve sot është më problematik se kurrë ndonjëherë.
Ndërkohë ai dilte pa cituar asnjë prej tyre. Nuk guxon të citojë se i thonë banorët nuk kemi ujë.
Pra, një gënjeshtar kongjenital, i cili i ka përfunduar çdo lloj energjie dhe kavërdiset me mashtrimet e tij dhe më fushatën negative.
Fushata negative është një fushatë, meqë nuk ka asgjë që t’u servirë shqiptarëve, thotë të sulmoj kundërshtarin në mënyrë që ta dëmtoj atë.
Ai e di që kjo ka marrë fund.
Se me fushatë negative ai ka humbur çdo fushatë kundër meje dhe e ka të sigurt këtë herë, do e humbasë 100 përqind”, tha Berisha.