Nga Adriana KALAJA
Veliaj që për Ramën këqpërdor dhe fëmijën e tij po lë prindërit e fëmijëve të Tiranës pa shtëpi për shkak të biznesit të tij me Ndranghetën për pastrimin e parave në ndërtim!
Erion Veliajt, i cili është për t’u mëshiruar sa kohë në mbrojtjen e tij nga qelia përdor dhe vjehrrin e vdekur dhe fëmijën e mitur, nuk ja vlen ti përgjigjem me të njëjtën gjuhë me të cilën më sulmoi paturpësisht sonte në Top Story.
Nuk do bie në kurthin e Erion Veliaj se unë jam juriste dhe e di që Erion Veliaj po kërkon të dënohet nga GJKKO për fustanet e Ajolës, por e ka të kotë se ai do dënohet për pastrim parash, pasi në ndërtim ka injektuar paratë e Ndranghetës dhe paratë e inceneratorëve, biznes që nisi me vrasjen tragjike të Ardit Gjoklajt.
Do dënohet për Teatrin Kombëtar e çdo krim që ka bërë në Tiranë.
Siç kam qënë në 44 protesta para Bashkisë Tiranë, do jem çdo ditë në SPAK për të dorëzuar prova për krimet e tij.
10 dosje janë gati.
Ai që sot po keqpërdor fëmijën e tij të mitur duke u viktimizuar ka ekspozuar prindërit e fëmijëve të Tiranës përballë zhvatjes nga ndërtuesit dhe bankat për të blerë një banesë në Tiranë.
Për të blerë 1 milionë euro fustane Ajola Xoxa një ri duhet të zhytet në kredi për të blerë një pronë, se ndërtuesi duhet të paguajë gjobë tek Erion Veliaj dhe gjobë ekstra për dherat.
SPAK e di mirë se grupet kriminale më të rrezikshme në botë po pastrojnë paratë në ndërtimet që firmos Veliaj me Ramën dhe Veliaj do jetë viktima e parë e pastrimit të parave në ndërtim.
Erion Veliaj do dënohet për Teatrin Kombëtar, për 5D, për Eco Tirana për vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe për çdo krim që i ka kryer Tiranës.
Më lumturon pafund fakti që i jam kthyer në makth.
A e dini se pse?
Se ai e di që unë betejat i çoj deri në fund, e i fitoj ato.
Nuk është faji im që kam zgjedhur të qëndroj përballë mafies dhe krimit që ai përfaqëson.