Berisha: Bitcoin do jetë një monedhë e përdorur lirisht sipas rregullave më transparente

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një takimi virtual me diasporën shqiptare, ka shpalosur qëndrimin e tij mbi përdorimin dhe rregullimin e Bitcoin-it në Shqipëri. Ai deklaroi se programi i PD-së parashikon formalizimin dhe legalizimin e kësaj monedhe digjitale sipas rregullave më transparente.

“Programi ynë parashikon Bitcoinin, Blockchain dhe natyrisht formalizim dhe legalizim sipas rregullave më transparente.

Sot kjo monedhë në Shqipëri është në duart e klaneve qeveritare dhe klaneve mafioze.

Klane mafioze që nga strofullat e tyre i kërkojnë Ramës t’ua japë atyre monopolin e Bitcoin.

Kjo nuk do ndodhë kurrë.

Bitcoin do jetë një monedhë e përdorur lirisht, natyrisht në transparencë dhe rregullat e përcaktuara nga autoritetet e mbikëqyrjes financiare të kriptomonedhave, autoritet që do ngrihet për këtë qëllim”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Situata në Theth/ Gazetari: Erdha nga Norvegjia për pushime, këtu është kaos!

Gazetari Ervin Dushi, i cili ka vizituar Thethin këtë javë për pushime, ka shprehur shqetësimin …