Berisha: Miçigani do ketë konsullatë shqiptare edhe për kontributin që dha për fitoren e Donald Trump

Lideri i opozitës, Sali Berisha e ka premtuar gjatë bisedës me diasporën këtë të diele se, Miçigani do ketë konsullatë shqiptare edhe për kontributin që dha për fitoren e Donald Trump.

Berisha: Ju falënderoj për ndërhyrjet tuaja, për mbështetjen tuaj shumë të çmuar dhe mbetem jashtëzakonisht entuziast dhe i bindur se ky kontribut dhe kjo energji e juaja po shndërrohet në fitore për PD-në dhe shqiptarët.

Ju siguroj se do bëjmë gjithçka në mënyrë që të lehtësojmë, të ftojmë të ndërtoni suksesin tuaj në Shqipëri.

Në Parma, në Firence dhe kudo, ka biznesmenë shqiptarë ndër më të suksesshmit dhe do bëjmë çdo gjë që ai sukses të vijë në Shqipëri.

Ju garantoj se konsullatat, siç thashë edhe më parë, do të shumëfishohet numri i tyre dhe konkretisht Miçigani do ketë konsullatën shqiptare, edhe ndër të tjera, kontributin që ju dhatë në fitoren e presidentit Donald Trump.

Tani ai kontribut i juaji dhe i qyteteve të tjera, do të jetë për PD-në dhe Shqipërinë.

Faleminderit shumë!

About Redaksia

Check Also

Protesta e 83-të/ Duan të na presin shpresën, por nuk na ndal askush! Qeveri teknike në radhë të parë!

Në protestën e 83-të kundër qeverisë Rama, aktivisti nga Milano akuzoi qeverinë për përkeqësimin e …