Takimi me Zelenskyn/ Reagon Trump: Nuk respektoi SHBA-në, nuk është gati për paqe!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar në rrjetet sociale pas debateve që ndodhën në takimin me Zelenskyn. Trump shkruan se takimi i sotëm në  Shtëpinë e Bardhë ishtë kuptimplotë dhe u arrit të mësohej shumë.

Më tej Trump shkruan se presidenti ukrianas nuk është gati për paqe. Në postimin e tij, presidenti amerikan shkruan se Zelensky e shikon përfshirjen e SHBA në negociata sikur i jep atij avantazhe, por ne duam paqe jo avantazhe.

Trump thotë se presidenti ukrainas nuk respektoi Shtetet e Bashkuara dhe mund të rikthehet në Shtëpinë  e Bardhë kur të jetë gati për paqe.

“Ne patëm një takim shumë domethënës në Shtëpinë e Bardhë sot.

U mësua shumë që nuk mund të kuptohej kurrë pa biseda nën një zjarr dhe presion të tillë.

Është e mahnitshme ajo që del përmes emocioneve dhe unë kam vendosur që presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata.

Nuk dua avantazhe, dua PAQE.

Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale.

Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe“, shkruan Trump.

About Redaksia

Check Also

Albin Kurti bashkon të gjitha partitë shqiptare për zgjedhjet në Serbi

Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë arritur marrëveshje për të …