Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin madhështor me diasporën shqiptare në Milano, e shpalli ‘vitin 2025, si vitin e diasporës shqiptare’.
Berisha tha se, viti 2025, është viti i diasporës shqiptare, sepse këtë vit ju i bëni Shqipërisë, i bëni kombit, i bëni familjeve tuaja ndër dhuratat më të bukura, më të çmuara që keni bërë në jetën tuaj.
“Miqtë e mi!
Shqipëria, këto vite, nuk them se u bë vend i mallkuar, por u bë vendi nga i cili shqiptarët largoheshin dhe vetëm largoheshin. U bë vendi nga i cili në 10 vite u larguan më shumë shqiptarë se kurrë në historinë e kombit, 45% e tyre.
U bë vendi në të cilin, shqiptarët u vidhisën nga biset e varfërisë dhe mjerimit të paparë, që nga kohërat e diktaturës së egër staliniste.
Por, çdo gjë e ka një fund, diktaturat nuk jetojnë dot. Viti 2025 erdhi. Vitin 2025, e shpall sot para jush vitin e bekuar të diasporës shqiptare. Vitin e shqiptarëve të lirë që kudo në botë ngritën lart emrin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Vitin e shqiptarëve që përsërisin me vete se, do t’i dalin zot Shqipërisë. Vitin tuaj, njerëz të suksesit, që erdhët drejt të së panjohurës, dhe me mundin, djerësën, gjeninë tuaj krijuese u shndërruat në punëtorë të ndershëm, fituat respekt dhe dinjitet në këtë vend, u bëtë mjekë, inxhinierë, studiues, akademikë, biznesmenë të shkëlqyer.
Jeni pra, komuniteti më i integruar në këtë vend.
Viti 2025, është viti i diasporës shqiptare, sepse këtë vit ju i bëni Shqipërisë, i bëni kombit, i bëni familjeve tuaja ndër dhuratat më të bukura, më të çmuara që keni bërë në jetën tuaj. Këtë vit, ju me votën tuaj, me vullnetin tuaj të palëkundur firmosni fitoren e PD dhe opozitës shqiptare, firmosni rotacionin, firmosni fundin e narko diktaturës”, tha Berisha.