LaCivita iu deklaroi shqiptarëve se ka ardhur për të mbështetur Sali Berishën në projektin e tij për ‘Shqipërinë Madhështore’

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij para mijëra shqiptarëve në takimin në Milano se, LaCivita iu deklaroi shqiptarëve se ka ardhur për të mbështetur Sali Berishën në projektin e tij për ‘Shqipërinë Madhështore’

“Pse u ndala unë në këto raste? U ndala, jo pa qëllim. Për t’u zotuar këtu para jush se programin e Shqipërisë madhështore do ta bëjmë realitet. Se programi ynë, se vota juaj, do jetë një votë për transformime të atilla me të cilat do të ndërtojmë Shqipërinë madhështore.

Kryetari i komitetit kombëtar republikan, Chris LaCivita, iu deklaroi shqiptarëve: kam ardhur këtu tek ju për të mbështetur Sali Berishën në projektin e tij për Shqipërinë madhështore. Po miq, e kemi gati programin. E kemi detyrim ndaj jush, ndaj çdo shqiptari”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Protesta/ Emigranti: Kam ardhur nga Amerika, do të vijnë me mijëra!

Protesta në Tiranë, që ka hyrë në ditën e saj të 24-t radhazi, ka vijuar …