Mediu: Sot Shqipëria ka nevojë për votën tuaj!

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në takimin me diasporën e mbajtur këtë të diel në Milano, bëri thirrje shqiptarëve për të votuar ndryshimin e Shqipërisë me 11 Maj.

Media tha se, çdo shqirrat duhet të regjistrohet për të votuar në zgjedhjet, në të kundërt, sipas tij Shqipëria do të zhytet në ‘honet’ e frikshme të krimit, korrupsionit dhe mungesës së lirisë.

“Shumë respekt për mikpritjen dhe shqiptarizmin tuaj. Më lejoni t’ju them dy fjalë zemre dhe shpirti. Sot është koha juaj, është koha e shqiptarëve, është koha e Shqipërisë. Të ngrihemi fort motra dhe vëllezër. Të regjistrojmë çdo shqiptar në diasporë. Çdo të afërmin tuaj, kudo që të jenë. Sot Shqipëria më shumë se kurrë ka nevojë për ju. Shqipëria, me votën dhe forcën tuaj do t’i rikthehet shqiptarëve ose përndryshe do të zhytet në honet e frikshme të krimit, korrupsionit dhe mungesës së lirisë. Shtëpia e shqiptarit është shtëpia e mikut dhe e Zotit. Nëse nuk bashkohemi ajo do të jetë e varfërisë, e braktisur dhe e shkatërruar.

Zoti na ka dhënë jetën për të ndërtuar të ardhmen tonë. Na ka dhënë lirinë për të krijuar forcën dhe dinjitetin tonë. Ato që na i ka dhënë Zoti, nuk mund të na i marrë as Edi Rama, as socialistët e korruptuar, as krimi e as korrupsioni. Shqipëria është një vend i bekuar. Vendi juaj është një vend i bekuar nga Zoti. Çdo gjë që mund të ëndërrojmë e kemi në Shqipëri. Por pyetja është e thjeshtë.

Pse shqiptarët, Ju, u detyruat të largoheni? Pse vendi ynë kaq i pasur është varfëruar dhe varfërohet çdo ditë?

E thjeshtë dhe përgjigjja. Sepse kemi një qeveri me kryeministër që nuk qeverisin por sundojnë. Ata nuk ndjekin, as rrugën tuaj dhe as rrugën e Zotit. Ata nuk qeverisin me drejtësi, nuk i duan shqiptarët. Për ta mëkat është të jesh i ndershëm. Për ta, i zoti është ai që vjedh dhe mashtron. Për ta nuk ka vlerë e mira, por vetëm pushteti dhe paraja. Ndërsa fëmijët vuajnë, prindërit mbeten vetëm, dhe gjyshërit ndahen nga jeta në varfëri.

Besimi, familja dhe kombi janë forca e shqiptarëve. Familja është gjëja më e shtrenjtë, ajo është forca jonë. Është arsyeja që zgjohemi çdo mëngjes, që luftojmë e sakrifikojmë dhe askush më mirë se ju nuk e di këtë.

A nuk janë ata, nënat, baballarët tuaj, motrat dhe vëllezërit, fëmijët tuaj, arsye që çoheni çdo mëngjes dhe duhet të luftoni këtu në Itali. Por duhet të luftojmë edhe në Shqipëri për të bërë të mundur që të kemi një Shqipëri për shqiptarët.

Zoti nuk na krijoi për të qenë skllevër të frikës dhe padrejtësisë. Ai na dha një zemër të fortë, shpirt të lirë dhe secilit dinjitet,

Prandaj duhet të ngrihemi të mbrojmë atë që na ka dhënë zoti, mos ti lëmë peng kurrkujt. Luftojmë që liritë dhe të drejtat tona të marrin fatin e vendit tonë në dorë. Qeveria Rama është një mashtrim i madh. Edi Rama thotë se Shqipëria 10 vjet më parë ishte delja e zezë. Por le ti them këtu prej Milanos, ju, gjithë shqiptarëve, dhe Edi Ramës. Këtu e 10 vjet më parë Shqipëria ishte vend anëtar i NATO-s. 10 vjet më parë shqiptarët lëviznin pa viza. 10 vjet më parë ne bashkuam shqiptarët kudo që ishin. 10 vjet më parë Kosova ishte e Pavarur. Ishte fryt i punës së Shqiptarëve. Ishte fryt i punës së një qeverie të drejtuar nga zoti Berisha. Edhe Enver Hoxha do ta kishte zili dëshirën e Edi Ramës për të qenë sa më gjatë në pushtet.

Të dashur motra dhe vëllezër! Të jeni krenarë për atë që mendoni e besoni”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …