Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, duke folur në takimin madhështor me diasporën shqiptare në Milano, u shpreh se, qeverisja e Edi Ramës nuk u ka ofruar asgjë shqiptarëve, përveç se diskriminimit dhe dhunës.
Noka në fjalën e tij, i bëri thirrje diasporës shqiptare që të marrin pjesë masivisht në votime, për të larguar dhe çmontuar qeverisjen e rilindjes së Ramës.
Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:
Ne treguam një kulturë evropiane dhe civile.
Demokratët dje demonstruan një model të paparë, demokracie dhe transparence.
Demokratët dje demonstruan një diferencë drastike me errësirën që ka pllakosur në bunkerin e rilindjes, ku bëjnë garë se cila bandë të vendosë më shumë deputetë se tjetra.
Ne treguam se demokratët dhe qytetarët i vendosin deputetët dhe strukturat drejtuese.
PD tregoi dje një qytetari të rrallë tregoi se, modeli ynë për shqiptarët, sot në opozitë dhe nesër në pushtet do të kalojë vetëm tek vota e lirë.
Jemi dy muaj e 10 ditë para zgjedhjeve, këto zgjedhje do vendosin fatin e Shqipërisë dhe tonin dhe do të jenë stacioni i fundit i të keqes që ka pllakosur Shqipërinë prej 12 vitesh.
Këto zgjedhje me votën tuaj do të ndëshkojmë frontin e errësirës. Rilindja është shndërruar në frontin e errësirës pasi ajo kudo kundërmon aromë të fëlliqur krimi dhe droge.
Është fronti i errësirës pasi shqiptarët në këto 12 vite nuk panë dhe nuk prekën jetën normale, përveç dhunës, terrorit dhe diskriminimit.
Xhorxh Sorros kishte plan që ta kthente Shqipërinë në një vend të pajetueshëm për shqiptarët dhe në një parajsë për mafien e tij me kukullën e tij Edi Rama.
Ndaj për 12 vjet ikën 1.1 milionë shqiptarë nga Shqioëria.
Tashmë miq është detyra jonë, ta çmontojmë Rilindjen, ta shpëtojmë Shqipërinë, dhe ne jemi të vendosur që ta bëjmë atë.
Ne po ecim drejt fitores dhe ne do ta çmontojmë Edi Ramën dhe Rilindjen më 11 maj.
Ne do ta imponojmë ndryshimin se atdheu ynë i dashur mezi po e pret këtë gjë.
Ju e patë në kongresin Amerikan u bë një transparencë e madhe e madhe e asaj që ka ndodhur në Shqipëri këto vite.
U bë një transparencë e asaj që bëri Soros dhe kukulla e tij, ndaj Sali Berishës dhe opozitës. Por miq, sa më shumë të avancojë transparenca atje në vendin e lirive, aq më shumë do ti mbarojë oksigjeni Edi Ramës, aq më shumë do ti shtrëngohet laku atij dhe ai e di shumë mirë këtë.
Ai e ndjen shumë mirë, se kjo është arsyeja se këto kohët e fundit ai ka shkalluar, ka dalë nga binarët. E keni parë si sillet Rama në këto kohë, ai sillet sikur ka të 7-tat e regjimit të tij. Edhe në takimet që bën, e keni parë, nuk ka këtë frymë, entuziazëm, shpirt. Ai takimet i bën si vaki, sepse vaki e ka 11 majin për të dhe rilindjen e tij.
Do ti shkojmë me votë në këtë vaki Ramës, juve që ju përzuri do ti shkoni me votën tuaj.
Fitorja i takon vetëm njerëzve të lirë.