Për Karlot dhe Beqirët…

Nga Adriana KALAJA

Së pari, më lumturon fakti se Aleanca e Qelbësirave, më ndjek në çdo status që unë bëj.

Së dyti, forcimi dhe bashkimi i Partisë Demokratike, u ka errësuar aq shumë sytë sa çdo status timin jashtë politikës, e atashojnë aty.

Së treti, që të mos fillonte ngrënien e “ushqimit të përditshëm”, sponsorizuar nga regjimi, Aleanca e Qelbësirave, e hoqa statusin për shkak të keqkuptimeve, se kush më njeh e di që unë vetëm Zotin kam frikë.

Së katërti, sa meren me primaret tona, të meren me listat që bën tutori i tyre, sipas urdhërave që i vendos krimi i organizuar.

Së pesti, që ka qefmbetje në një garë apo problematika për një vend si yni, ka, se kanë edhe ato emisionet e degjeneruara të sposorizuara nga inceneratorët inekzistentë.

Nëse ka problematika, i ngremë në forume dhe i zgjidhim sipas Statutit, se nuk jemi grup i strukturuar kriminal që vendos drejtuesi i grupit, Toto Rino.

Ti thotë dikush se meremi vetë me punët tona dhe nuk ka as përçarje e as nuķ çojmë njëri tjetrin në SPAK si soji i ndyrë i tyre.

As nuk paguajmë vrasës me pagesë për gjoba e shantazhe.

Mbase kjo i tërbon më shumë  familjen mafioze rilindase.

Por po.

Unë nuk e fal as tradhëtinë e as mosmirënjohjen.

Po kështu, nuk fal as:

Krimet e diktaturës.

Mashtrimin.

Vjedhjen.

Grabitjen e parave dhe pronave publike.

Ndaj, shumë shpejt, do shkojnë ti bëjnë shoqëri atij te burgu i Durrësit, që i ka mbetur mbiemri im në gojë.

E vetmja gjë që duhet të bëjnë  është të gjejnë një avokat të mirë.

Kush e ka rradhën?

Shihemi nesër……

Ora dhe vendi i takimit nuk ka ndryshuar.

PS: Meqenëse ndiqni statuset e mia, publikojeni dhë këtë status, se mbase Karlot e Beqirët njihen me të ardhmen e tyre të afërt.

About Redaksia

Check Also

“Luftërat” fitohen, nuk dhurohen…

Nga Adriana KALAJA Unë i përkas atij grupi njerëzish që çdo gjë e kam fituar …