Krimi elektoral është krimi më i shëmtuar! Në Bruksel do të shkoj fitimtar!

Në fjalën e tij para përkrahësve të mbledhur përpara derës së SPAK, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi me forcë se krimi elektoral është një ndër krimet më të rënda dhe më të dëmshme për demokracinë.

Ai e cilësoi këtë si një krim të rëndë, më i shëmtuari dhe më i antikushtetuesi. Berisha i akuzoi liderët e Partisë Socialiste për amnistimin e kriminelëve elektoralë, duke përmendur emra si Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Erion Veliaj.

“Një gjë dua të them, që për mua si përgjegjës, si kryetar i partisë kryesore opozitare, krimi elektoral është krimi i parë, krimi më i shëmtuar, më i rëndësishëm, më antikushtetues.

Ramën, Gjiknurin, Manjën dhe të tjerët i ka amnistuar Altin Dumani, kjo dihet që ata janë kriminelë elektoralë. Por këto të dhëna të reja që paraqes unë për krimin elektoral, këto dëshmojnë amnistinë ndaj këtij krimi të shëmtuar nga Skapi i partisë, dëshmojnë hipokrizinë e pretendimit të tyre se do hetojmë krimin elektoral.

Ndërkohë, duhet të jemi realistë, Tao në dokumente figuron më i lidhur me disa banda. Jo me një, me disa banda.

Prandaj Tao, që është një kriminel i vërtetë që mban portofolin e ministrit dhe mandatin e deputetit, është më kriminel se bandat, të cilave u shërben…

…Lidhur me udhëtimin tim në Bruksel unë do të shkoj fitimtar atje.

Letra ka disa vlerësime të qarta aty se pse është ftuar Berisha në IDU. IDU është unioni demokrat ndërkombëtar dhe unë do shkoj atje pa diskutim edhe për të dhënë lajmin e triumfit të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, për të dhënë edhe shembullin dhe praktikat se betejat për liri nuk humbasin kurrë…

… Lidhur me Elon Musk po bëhet një parapërgatitje për të qëmtuar se ku janë dhjetëra miliardë euro, ku i çoi Edi Rama, Lubi Balluku, etj. Ky do jetë një grup, në kuptimin e betejës është një grup që do merret me këtë betejë, kurse individë si Musk, nëna të dytë nuk bën”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …