Primaret/ Alimehmeti: Të shtunën fitoi demokracia. Gara e vërtetë më 11 maj

Kryetari i këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, foli për Primaret ku u shpreh se demokracia fitoi dhe se fitorja e vërtet do të shihet më 11 Maj.

Alimehmeti i ftuar në News 24 theksoi se, procesi i Primareve ishte transparent ku sipas tij, në primare fitoi demokracia dhe se ata që kanë fituar në primare, nuk besoj se kanë frikë, pasi kanë votën e anëtarësisë.

Ilir Alimehmeti

Të shtunën fitoi demokracia. Emrat janë propozuar nga degët e PD në Tiranë e në mbarë Shqipërinë.

Lista ishte propozuar nga strukturat e partisë. Ishte garë mes nesh dhe strukturën e vendos në një lloj fërkimi dhe prandaj duhej menaxhimi i mirë, që nuk krijon ndasi.

Gara e vërtetë është më 11 maj.  Procesi ishte transparent. Ata që kanë fituar në primare, nuk besoj se kanë frikë, pasi kanë votën e anëtarësisë.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …