Berisha: Kur i thashë Ramës për mesazhin, nuk kisha parasysh vizën, por dosjen e McGonigal

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar edhe deklaratën e tij të pak ditëve me parë në lidhje me kreun e qeverisë Rama, për sinjalet nga SHBA. Berisha tha se, unë nëpërmjet Çanit i kërkova ta pyesë a ke marrë ndonjë mesazh, kisha parasysh rihapjen e dosjes së McGonigalit.

Mori atë që deshi ai, por mesazhi im ishte tjetër ai.

Kur i thashë a të ka ardhur ndonjë mesazh, nuk kisha parasysh vizën, kisha parasysh Charles McGonigalin.

Nuk tha jo, çka do të thotë se një hosten e ka marrë atë. Se ai shkallmim publik i tij nuk ka shkak tjetër.

Sigurisht, sa të jetë i padënuar, do të udhëtojë, por unë nëpërmjet Çanit, i kërkova ta pyesë a ke marrë ndonjë mesazh, kisha parasysh rihapjen e dosjes së McGonigalit. Por atë nuk e mohoi.

E dinte ai që unë për atë e kisha fjalën. Ai nuk e mohoi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …