Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi e cilësoi pjesëmarrjen e Diasporës në zgjedhjet e datës 11 maj, si përmbushjen e një reformë gjigande. Bylykbashi, i ftuar në “Task Forcë” theksoi se, numri i lartë i të regjistruarve nga Diaspora ka bërë që patronazhistët e PS të humbasin kontrollin e situatës pasi nuk kishin pritshmëri për një pjesëmarrje kaq të lartë nga emigrantët jashtë kufijve të Shqipërisë.
“Ne jemi përpara një reforme të jashtëzakonshme që ka ndodhur në procesin zgjedhor në Shqipëri. Deri në këtë fazë, kemi bërë realitet të drejtën e votës jashtë Shqipërisë, është më shumë se sa vota e diasporës. Kemi bërë realitet një reformë gjigande.
Gjithmonë kemi folur në pjesëmarrjen e zgjedhjeve nën 50 % që s´ishte reflektuar vota e emigrantëve, ajo që ne besojmë është që kjo që ka ndodhur nga 11 janari e deri më sot, sipas KQZ është jashtë përtej çdo parashikimi të PS. Ajo llogariste numër më të vogël dhe i ka dalë jashtë kontrollit të sistemit të patronazhimit, pasi kishte llogaritur më pak.
Me ritmin e aplikimeve që po bëhen dhe të pranimeve, që janë ende në shqyrtim, rreth 15 mijë, do e çojë në 250 mijë me të drejtë. Jemi përpara shpërthimit të skemës së patronazhimit të PS, pasi është shifër shumë e madhe. Për çdo qark, kemi një shifër që ndikon në 2 mandate për çdo qark. Kanë një element paparashikueshmërie në këto zgjedhje, për t´i bërë intriguese për zgjedhësit.
Ajo që e shohim me insistim nga PS, refuzimi. U desh kohë për të arritur dakordësi për rregullat. PS kërkonte që të drejtën e regjistrimit ta kishin vetëm ata që kishin dokumente të vlefshme, por sa kohë ligji e pengonte që ato me dokumente të skaduar të votojnë, atëherë u ra dakord që të regjistrohej e të mos votonin. Kjo ishte fitore e parë për ne.
Rasti i Himarës ishte i freskët verës që shkoi. Më 2021-2023 ishte detyruar ta shtynte afatin e dokumenteve të skaduar, pse këtë radhë jo. PS duke ditur praktikën e shkuar nuk ndërmori hapa për ta ndryshuar këtë praktikë, nuk donte që ata të regjistroheshin e të votonin.
Nr.personave që kishin dokumente të skaduar dhe që mund të regjistroheshin, është i ulët. PS e kupton shumë mirë që të regjistrosh e të mos votosh është e ulët. Miratimi i akteve normative me shumë vonesë, ka ndikur.
Ne mund të tejkalojmë trendin në 270 mijë. Ka ndodhur që PS përsëri e rrëzoi, ndryshimin për votimin e emigrantëve me dokumente të shteteve të tjera, e refuzuan pasi s´i kishin futur te tabela e patronazhistëve”, tha Bylykbashi.