Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat ka kërkuar zgjatjen e regjistrimit për diasporën, minimumi deri më 9 mars.
Berisha tha se, Partia Demokratike kërkon zgjatjen e regjistrimit, pasi akti normativ u votua vetëm 3 ditë më pare.
“Partia Demokratike nuk merr kurrë përsipër të kundërshtojë ushtrimin e të drejtës së votës qytetarëve shqiptarë në asnjë rrethanë, në asnjë rast nuk mund të ndodhë.
Por, ajo që themi ne, është të zgjatet minimumi gjer në datën 9 afati, meqenëse akti normativ u votua vetëm para 3 ditësh.
Por ne jemi që çdo njeri që ka aplikuar, t’i njihet e drejta e votës, t’i sanksionohet, të mund t’i konfirmohet.
Pra, nuk bëjmë ne kaste me të drejtën e votës, nuk kemi ne fobira siç ka Edi Rama që ka kryer krime të shëmtuara dhe tani kërkon pas këtyre krimeve, të bllokojë votimin e diasporës”, tha Berisha.