Partia Socialiste ka dalë qartësisht kundër shtyrjes së afatit të regjistrimit për diasporën. Në mbledhjen e Komisionit Rregullator në KQZ përfaqësuesit e mazhorancës socialiste shprehën votën e tyre kundër, duke mos pranuar kërkesën e Partisë Demokratike, për shtyrjen e afatit të regjistrimeve në platformën PER me 5 ditë, ndërsa përfaësuesit e opozitës teksa iu referuan kërkesave të larta nga ana e emigrantëve për tu regjistruar në ditët e fundit, denoncuan diskriminmin që po Iu bëhet atyre nga mazhoranca socialiste.
Partia Socialiste ka dalë qartësisht kundër shtyrjes së afatit të regjistrimit për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Në mbledhjen e Komisionit Rregullator në KQZ, përfaqësuesit e mazhorancës socialiste shprehën votën e tyre kundër, duke mos pranuar kërkesën e Partisë Demokratike, për shtyrjen e afatit të regjistrimeve në platformën PER me 5 ditë, duke iu hequr të drejtën kushtetuese mijëra qytetarëve shqiptarë që jetojnë në diasporë.
Ndërsa në arsyetimin e tryre, përfaqësuesit e opozitës, Helga Vukaj dhe Muharrem Cakaj, teksa iu referuan kërkesave të larta nga ana e emigrantëve për tu regjistruar në ditët e fundit, denoncuan diskriminmin që po Iu bëhet atyre nga mazhoranca socialiste.
Edhe më herët mazhoranca socialiste ka ndërmarr veprime kundër regjistrimit të emigrantëve, duke mos lejuar ata që kanë paspaorta apo karta biometrike të SHBA apo të vendeve të BE-së.