Propaganda përparon, ndërsa shëndetësia lëngon!

Nga Petrit VASILI

Shëndetesia shqiptare është sot realisht një anije e dëmtuar rëndë, që merr ujë nga të gjitha anët dhe lundron në detin e çmendur të propagandës së Ramës.

Analiza e gjendjes së saj është e thjeshtë sepse treguesit e funksionimit të sistemit shendetësor flasin vetë.

Asnjë prej këtyre treguesve nuk është përmirësuar fare, por përkundrazi të gjithë janë përkeqesuar pa u ndalur.

Raporti i OBSH pasqyron qartë gjendjen reale dhe konkluzioni është se kemi shendetësinë më të dobët dhe me më shumë probleme nga të gjithë në Europë.

Pagesat katastrofike nga xhepi që shkojnë në 60%, pamundesia shumë e lartë për të marrë ndihmën mjeksore, vdekshmëria foshnjore dhe ajo amtare, mungesa e përhapur e barnave edhe ne spitale e veçanërisht atyre cilësore, shto ketu edhe kontrabanden e barnave, rimbursimi i ulët, mirëmbajtja tepër e dobët e teknologjisë mjeksore, një sistem i çorientuar dhe pa bosht që leviz në funksion të interesave të koncesioneve dhe tenderave të klientëve të qeverisë, kjo është fytyra reale shendetësisë.

Administrimi kriminal dhe aprofesional i Pandemisë Covid 19 i vuri vulën gjithshkaje.

Përqindja e njerëzve të moshës mbi 16 vjeç që raportojnë nevojën e paplotësuar për kujdes shëndetësor është 15.6% në Shqipëri sipas raportit të OBSH.

Përsa i takon pagesave nga xhepi Shqipëria është më keq nga të gjithë në Evropë dhe në vlerësimin e gjerë le pas vetëm Turkmenistanin, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin.

Propaganda e pështirë e Ramës dhe klithmat e tij prej injoranti për sukseset imagjinare në shendetësi kanë përpara tyre këtë pasqyrë asgjesuese treguesish, që pasqyrojnë realitetin e dhimbshëm.

Mitingjet histerike të Ramës në oborrin e QSU janë thjesht demostrime të një histerie të polikës së dështuar të rrëmbyer nga korrupsioni të tij dhe që kërkon që pabesisht dhe në mënyrë të ulët kërkon të fajësojë mjeket dhe infermieret, ndërkohë që përgjegjësi i vetëm i katastrofës në shendetësi është ai vetë.

Eshtë e qartë se në vitet e errëta të Ramës në pushtet propaganda përparon ndërsa shendetësia lëngon.

About Redaksia

Check Also

“Luftërat” fitohen, nuk dhurohen…

Nga Adriana KALAJA Unë i përkas atij grupi njerëzish që çdo gjë e kam fituar …