Një shpërthim me tritol është regjistruar natën e kaluar në një fabrikë sallami në Fushë Kurjë, në lagjen “Ish Grumbullimi”.
Burime bëjnë me dije se dyshohet se i është vënë rreth rreth 200 gramë lëndë eksplozivi në murin e jashtëm të punishtes. Mësohet se biznesi është në pronësi të shtetasit Dorjan Miri.
Në momentin e shpërthimit, në fabrikë nuk ndodhej askush dhe fatmirësisht, nuk ka patur të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Fabrika është një biznes familjar, ku prej 30 vitesh punojnë anëtarë të familjes së Dorian Mirit, të cilët pretendojnë se nuk kanë pasur probleme apo konflikte me njeri. Nuk dihen ende shkaqet apo autorët e kësaj ngjarjeje.