Rama ndërron fetë sa herë martohet! Po fyen Kuranin me krijimin e shtetit islamik bektashi

Kryetari i PD, Sali Berisha në deklaratën për media të mbajtur disa çaste më parë u shpreh se një njeri si Edi Rama i cili ka ndërruar fetë sa herë është martuar, do të ndërtojë në një anë citon Kuranin, në anën tjetër thotë do krijojë shtetin islamik bektashi.

“Një njeri që ka ndërruar fetë sa herë është martuar, ai është politeist, ai nuk është monoteist.

Si mund t’i besojmë ne atij? Dhe del tani, do të ndërtojë në një anë citon Kuranin, në anën tjetër thotë do krijojë shtetin islamik bektashi, ta gjejë në Kuran ku ekziston kjo.

Nuk ka fyerje më të rëndë për Kuranin se sa kjo.

Mos harro një gjë, Kurani është fjala e Zotit, siç e ka dërguar i gjithëfuqishmi.

Pra, ky edhe ato i përdor për propagandë, për qëllime elektorale.

Në analizë, një njeri që është konvertuar disa herë, është politeist”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjenerali i Guardia di Finanza: Mafia shqiptare bashkëpunon në nivele të larta në pastrimin e parave

Nga Alba KEPI Mafia shqiptare ka kapërcyer prej kohësh kufijtë e kriminalitetit tradicional, duke u shndërruar …