Berisha: Shqipëria ka potencialet më të mëdha në rajon dhe Europë për prodhimin e energjisë

Kryetari i PD, Sali Berisha, u shpreh se Shqipëria ka potencialet më të madha në rajon dhe Europë për prodhimin e energjisë.

Gjatë takimit me strukturat e PD në Durrës, Berisha theksoi se kapacitetet e Shqipërisë janë të jashtëzakonshme në të gjitha fushat e ekonomisë, por këto të mira nuk janë shfrytëzuar për t’i lehtësuar jetën shqiptarëve.

“Madhështore Shqipëria.

Kurrë nuk bëhesh i madh, po nuk pe ëndrra të mëdha.

Ëndrra dite e kam fjalën, jo ëndrra nate.

Jo, është kusht kjo!

Po marrim vetëm një moment, jam këtu me ju, Shqipëria ka potencialet ujore më të mëdha se të gjitha vendet përreth këtu.

Shqipëria ka potenciale diellore nga më të mëdhatë, sepse i ka ditë me diell nga më të shumtat në rajon.

Shqipëria ka platformat e erës ndër më të fuqishmet, nga Shëmria e Kukësit gjer në Tepelenë dhe Gjirokastër.

Shqipëria mund të ëndërrojë me të drejtë që të shumëfishojë këtë prodhime energjie që ka.

Mund të ëndërrojë me të drejtë që të ketë parqet eolike të energjisë ndër më të mëdhatë në Europë.

Ua them unë ju, ka projekt nga Shëmria gjer në Va të Dejës për 3 mijë megavatë, është projekt italian.

Më parë energjia luhatej, por tani ka dalë në plan të parë sepse ka pasur zhvillime pozitive, qoftë për turbinat e erës, qoftë për panelet diellore.

Vetëm kapaciteti i Pukës, i studiuar nga kompanitë më serioze të prodhimit të energjisë, është për 3200 megavatë turbina. Tepelena po kaq. Etj, etj me radhë.

Pra, këtu nuk është problemi. Problemi është se a guxon ti të mendosh se si t’i shfrytëzoj dhe t’i kthej këto në pasuri për qytetarët.

Si t’i furnizoj këta qytetarë në radhë të parë me energji me çmimin më të leverdishëm.

Si të eksportoj dhe përsëri të forcoj këtë ekonomi dhe këtë vend.

Unë mora një, mora vetëm energjinë, por kështu mund të marrësh çdo fushë. Këta e ndaluan kohën”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lista e hapur është bërë me më të shquarit e komunitetit! Do të doja që secili të ishte në listën e mbyllur

Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur edhe te lista e hapur e PD-së, duke …