Trump kërcënon Rusinë me masa të ashpra derisa të arrihet armëpushimi

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se po shqyrton mundësinë e vendosjes së sanksioneve shtesë dhe taksave kundër Rusisë pas sulmeve të reja ruse ndaj Ukrainës gjatë natës.

“Duke marrë parasysh faktin që Rusia aktualisht po shkatërron Ukrainën në fushën e betejës, po shqyrtoj seriozisht mundësinë e vendosjes së sanksione të gjera bankare, sanksione të tjera dhe taksa kundër Rusisë derisa të arrihet një armëpushim dhe një marrëveshje përfundimtare paqeje”, shkroi Trump në Truth Social.

Ai i bëri thirrje të dyja palëve për bisedime “Për Rusinë dhe Ukrainën – uluni menjëherë në tryezë, përpara se të jetë vonë. Faleminderit!!!”.

Kujtojmë, pas takimit mes Trumpit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë në fund të shkurtit, që përfundoi me një përplasje, marrëdhëniet u përkeqësuan ndjeshëm mes dyja vendeve.

Nuk u nënshkrua një marrëveshje sipas së cilës SHBA-ja do të merrte 50 për qind të të drejtave mbi mineralet e rralla të Ukrainës si kompensim për ndihmën e ofruar gjatë luftës ndërsa Trumpi ia ndaloi së shpejti ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën. Disa ditë më parë, ai gjithashtu ndaloi dërgimin e të dhënave të inteligjencës në Ukrainë.

Në këtë situatë, Zelensky publikisht tha se është i gatshëm për bisedime për paqe, por menjëherë pas kësaj, Rusia nisi sulme të reja masive ndaj infrastrukturës ukrainase.

Tani, pas valës së kritikave dhe ofensivës ruse, Trump kërcënon Moskën me sanksione të mëdha dhe taksa nëse nuk arrihet një armëpushim dhe një marrëveshje përfundimtare paqeje.

About Redaksia

Check Also

Zbulohet e-maili skandaloz në USAID: Digjni dhe zhdukni dokumentat sekrete

Zyrtarët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë nisur një shkatërrim në shkallë të …