Berisha: Rama dështoi të më bindë për të shkrirë Skapin

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaron sërish se kryeministri Edi Rama kërkoi të bashkonte votat me PD për të shkrirë SPAK-un. Berisha tha se kryeministri dështoi të sigurojë mbështetjen e deputetëve demokratë dhe të tijën personalisht për të iniciuar më pas ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë.

Ai dështoi të sigurojë votat e PD dhe të bindë Sali Berishën për të shkrirë Skapin e partisë. Dështoi, bëri përpjekje ai, edhe publike, edhe nën rrogoz, por siç kam deklaruar dhe siç jam betuar nuk do i bashkoj kurrë votat me të, pasi asnjë hap nuk do mund të bëhet pa Komisionin e Venecias, i cili nuk do të jetë vetëm arbitri, por do të jetë institucioni që do të trajtojë problemet e Reformës në Drejtësi.

Kjo është e gjitha. Ka hallin shumë të madh ai, sepse ai mendonte meqënëse Sali Berisha është akuzuar padrejtësisht, tani në akt hakmarrjeje do të pranojë të votojë për shkrirjen e Skapit. Por kjo nuk mund të ndodhte, e kalkuloi gabim. I llogariti gabim hesapet, dhe mbeti duarbosh.

Në burimet diplomatike dhe në burime të tjera është ngritur kjo çështje të përpjekjeve të tij për të bashkuar votat me PD, dhe kjo nuk mund të ndoshte. Se unë veprimin e kam shpjeguar pse e kam. Nuk kam që të le vendin pa një institucion akuze, kurrë. Për një reformim dhe një institucion akuze për një vend të lirë, siç duhet të jetë një vend i lirë.

Po, e ke parasysh ti, ai tha: po më luten! Unë po i lutesha atij?! Por po t’i lutesha unë, i bënim ato. Unë s’e kam thënë ndonjëherë atë. Ai është lutur, por dështoi”, tha Berisha.

About Krye Redaktor

Check Also

Noka: Edi Rama ka nisur t’iu hajë ju si bijtë e tij! Zoti ju ruajtë çfarë do t’iu gjejë pas 11 majit

FJALA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM NË PD, FLAMUR NOKA NË KUVEND Ta pastrojmë pak se …