Lideri i opozitës, Sali Berisha ka shpjeguar gjatë një konference shtypi qëndrimin e PD për institucionin e akuzës. Berisha tha se, nuk do e lëmë vendin pa një institucion akuze, por një reformim dhe një institucion akuze për një vend të lirë.
“Në burimet diplomatike dhe në burime të tjera është ngritur kjo çështje të përpjekjeve të tij për të bashkuar votat me PD, dhe kjo nuk mund të ndodhte. Se unë veprimin e kam shpjeguar pse e kam. Nuk kam që të le vendin pa një institucion akuze, kurrë. Për një reformim dhe një institucion akuze për një vend të lirë, siç duhet të jetë një vend i lirë.
Po, e ke parasysh ti, ai tha: po më luten! Unë po i lutesha atij?! Por po t’i lutesha unë, i bënim ato. Unë s’e kam thënë ndonjëherë atë. Ai është lutur, por dështoi”, tha Berisha.